Teknologji
Vizitoni dyqanin tone virtual per produktet me te reja te teknologjise
Arkiva Elektronike
Digjitalizimi i gjithe dokumentacionit dhe aksesit nga kudo
Reklamoni Biznesin
Ndriconi biznesin tuaj ne ledwallin me te madh te Durresit
Zhvillim
software
Zgjidhje qe pershtaten sipas kerkesave te biznesit tuaj
Suport IT
Mbeshtetuni ne eksperiencen tone 25 vjecare ne fushen e IT
FinSmartia
POS, porosi, tavolina, kuzhinë dhe menaxhim restoranti.
Smartia Taxi
Rezervime, udhëtime, flotë dhe bashkëpunim me hotele.
Smartia PMS
Rezervime, front desk dhe operacione për struktura akomoduese.
Smartia ITSM & GDPR
Asete, suport IT, ndërhyrje dhe dokumentacion GDPR.
Smartia ERP
CRM, projekte, inventar, blerje dhe financë.
Smartia eSIM
Menaxhim klientësh, eSIM, numrash virtualë dhe skadencash.
Arkiva WhatsApp
Import, lexim dhe ndarje e kontrolluar e bisedave.
Smartia Smart Home
Panel pajisjesh inteligjente sipas kateve dhe dhomave.
Smartia Service
Ticket, punë, klientë, dokumente dhe pagesa.
Ekrani ynë nuk është thjesht një hapësirë reklamimi, është një pikë referimi në zonën më të frekuentuar të qytetit.
Fluks i jashtëzakonshëm:
- Pozicionuar në arterien kryesore që përshkohet nga trafiku lokal, vizitorët ditorë dhe turistët. Kjo rrugë është nyja lidhëse me portin, shëtitoren dhe zonat kryesore tregtare. Rruga Taulantia eshte pika më e ngarkuar e trafikut në Durrës
Audiencë e gjerë:
- Ekspozim i garantuar ndaj drejtuesve të mjeteve, pasagjerëve dhe një numri të madh këmbësorësh gjatë gjithë ditës. Qarku i Durrësit ka dendësinë e dytë më të lartë të automjeteve në Shqipëri (pas Tiranës), duke siguruar një audiencë prej qindra mijëra shikimesh potenciale çdo muaj.
PAKETA MUJORE DHE FUSHATA DITORE
Ne ofrojmë paketa fleksibël afatgjata, të ideuara për të ofruar vlerën më të mirë dhe ekspozim të vazhdueshëm. Fushatat ditore janë ideale për evente, promovime afatshkurtra, apo promovime sezonale.
Shikueshmeri e pakrahasueshme
- Pozicionuar në arterien kryesore që përshkohet nga trafiku lokal, vizitorët ditorë dhe turistët. Kjo rrugë është nyja lidhëse me portin, shëtitoren dhe zonat kryesore tregtare. Rruga Taulantia eshte pika më e ngarkuar e trafikut në Durrës
Impakt i larte vizual:
- Përmasat gjigande dhe cilësia e lartë e ekranit tone LED, e bëjnë biznesin tuaj të paharrueshëm.
Smartia ITSM & GDPR
Smartia IT Center lidh klientin, pikat e biznesit, asetet, punonjësit dhe ndërhyrjet IT me dokumentacionin GDPR. Klienti mund të ndjekë gjendjen e pikave, dokumentet dhe kërkesat e suportit nga portali i tij.
Klientë, pika, asete dhe punonjës
- Klientë dhe grupe biznesesh me një ose disa pika.
- Vendndodhje, ndërtesa, kate, zona dhe pozicione fizike.
- Inventar asetesh me kategori, pronar, status, kod dhe QR.
- Regjistër punonjësish dhe lidhje me pajisjet që përdorin.
- Skanim asetesh dhe historik i tyre.
- Import asetesh dhe kategori të administrueshme.
Ticket, ndërhyrje dhe kontrata
- Hapje problemi sipas pikës së biznesit dhe asetit.
- Prioritete, përgjegjës, teknikë dhe ndjekje statusi.
- Checklist pune, evidenca dhe komunikim për ticket-in.
- Vizita në terren, raporte ndërhyrjeje dhe firma.
- Kontrata shërbimi, afate SLA dhe punë shtesë të faturueshme.
- Raporte pune, përmbledhje klienti dhe raporte mujore.
Dokumentacion dhe procese GDPR
- Regjistër përpunimesh dhe dokumentacion sipas pikës.
- Paketa dokumentesh për printim, përgjegjës dhe firma.
- Checklist mujore dhe ndjekje e dokumenteve ose evidencave që mungojnë.
- Kërkesa për akses, korrigjim ose fshirje të të dhënave.
- Regjistrim incidentesh, vlerësime ndikimi dhe masa sigurie.
- Procedura, palë përpunuese, afate ruajtjeje dhe evidenca njohjeje nga stafi.
Portal klienti dhe mbështetje teknike
- Gjendje GDPR dhe dokumente sipas pikave ku klienti ka akses.
- Kërkesa suporti me përgjigje dhe status të kuptueshëm për klientin.
- Role për administratorë, teknikë dhe përdorues klienti.
- Lidhje asetesh me shërbimin e suportit në distancë.
- Regjistër mbulimi të backup-it dhe gjendjes teknike.
- Njoftime, skadenca, rinovime dhe historik veprimesh.
Portali dhe dokumentacioni mbështesin organizimin e punës IT dhe të proceseve të privatësisë; shërbimet remote dhe backup konfigurohen sipas kontratës.
LIGJI PER MBROJTJEN E TE DHENAVE PERSONALE
- Mbrojtja e të dhënave personale është një detyrim ligjor dhe etik për çdo biznes që përpunon informacion të klientëve, punonjësve apo partnerëve. Ligji nr. 124/2024 përcakton rregulla të qarta për mënyrën se si duhet mbledhur, ruajtur dhe përdorur çdo e dhënë personale. Qëllimi i tij është garantimi i privatësisë dhe transparencës në epokën digjitale. Për kompanitë e teknologjisë dhe informatikës, zbatimi i këtij ligji është thelbësor për ndërtimin e besimit me klientët. Ne ndihmojmë bizneset të jenë plotësisht të përputhshme me ligjin dhe të sigurojnë një menaxhim të sigurt të të dhënave.
1. Transparenca dhe Njoftimi
Bizneset duhet t’u tregojnë individëve qartë se cilat të dhëna po mbledhin dhe përse. Çdo përpunim duhet të jetë i kuptueshëm dhe i dokumentuar.
2. Pëlqimi i Informuar
Përpara se të përpunohen të dhënat personale, kërkohet pëlqimi i qartë dhe i verifikuar nga individi. Ky pëlqim mund të tërhiqet në çdo moment.
3. Qëllimi i Përcaktuar
Të dhënat personale duhet të mblidhen vetëm për një qëllim të saktë dhe ligjor, dhe nuk mund të përdoren për arsye të tjera pa bazë ligjore.
4. Siguria e të Dhënave
Bizneset kanë detyrimin të zbatojnë masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat nga humbja, vjedhja ose qasja e paautorizuar.
5. E Drejta e Aksesit dhe Korrigjimit
Çdo individ ka të drejtë të dijë cilat të dhëna ruhen për të dhe të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e tyre kur janë të pasakta.
6. Përgjegjshmëria dhe Dokumentimi
Për çdo proces përpunimi, subjekti i të dhënave ka të drejtë të kërkojë prova të përputhshmërisë. Bizneset duhet të mbajnë regjistra dhe politika të dokumentuara.
FinSmartia
Një platformë për restorante, bare dhe pika shitjeje: nga porosia e klientit dhe puna e kamarierit, te kuzhina, pagesa, inventari dhe raportet e biznesit.
Shitje, tavolina dhe kuzhinë
- POS banaku me hyrje me PIN, shportë, pagesë dhe printim.
- Terminal kamarieri me planimetri, porosi dhe pagesë në tavolinë.
- Ekran kuzhine (KDS) për ndjekjen dhe përgatitjen e porosive.
- Organizim i sallave, zonave dhe tavolinave.
- Menu ose porosi me QR dhe shitje produktesh me barcode.
- Përdorim në terminal, tablet dhe si aplikacion PWA.
Fatura, pagesa dhe fiskalizim
- Krijim faturash nga POS-i ose terminali i kamarierit.
- Pagesa me cash, kartë dhe bankë.
- Ndarje faturash dhe shlyerje porosish në tavolinë.
- Mbyllje xhiroje dhe kontrolle për operatorin.
- Adapterë për DevPOS, EasyPOS dhe SoftExpres.
- Konfigurim fiskal sipas njësisë operative dhe operatorit.
Katalog, stok dhe financë
- Produkte, kategori, çmime, barcode dhe receta.
- Stok, lëvizje, inventar periodik dhe kontroll fizik.
- Blerje, furnitorë dhe hyrje në magazinë.
- Shpenzime, paga dhe kosto operative.
- Kontrata njësish me qira ose përqindje mbi xhiron dhe fitimin.
- Raporte për shitjet, produktet, kamarierët, zonat, kostot dhe fitimin.
Pajisje, staf dhe administrim
- Modele printimi të redaktueshme.
- Printim termik me USB ose rrjet përmes agjentit POS.
- Monitorim dhe diagnostikim i printerëve dhe punëve të printimit.
- Role për administratorin, kamarierin, stafin dhe kuzhinën.
- Turne, PIN terminali dhe akses sipas njësisë.
- Administrim qendror i njësive, moduleve, abonimeve dhe pajisjeve.
Fiskalizimi dhe lidhja me pajisjet konfigurohen sipas operatorit, njësisë dhe shërbimit të zgjedhur.
Smartia Taxi
Platformë për kompanitë taxi dhe transportin, me rezervime publike, organizim udhëtimesh dhe bashkëpunim me hotele. Mund të përshtatet me markën dhe mënyrën e punës së operatorit.
Rezervime dhe çmime
- Rezervime publike me ofertë dhe çmim të ruajtur.
- Rezervime nga kompania taxi dhe nga partnerët hotelierë.
- Ruajtje e çmimit dhe rregullit të përdorur për çdo rezervim.
- Paketa udhëtimi me zona, itinerare dhe çmime.
- Versionim i paketave dhe caktim sipas operatorit ose hotelit.
- Lidhje të strukturuara mes biznesit taxi dhe hoteleve.
Organizim udhëtimesh dhe flotë
- Shpërndarje e udhëtimeve për operatorin e përzgjedhur.
- Menaxhim flote dhe lidhje GPS sipas konfigurimit.
- Bashkëpunim i kontrolluar me disa operatorë taxi.
- Terma komercialë të veçantë për secilin operator.
- Kontroll i gatishmërisë së operatorit përpara dorëzimit të udhëtimit.
- Identifikim unik i udhëtimit për të shmangur dorëzimin e dyfishtë.
Partnerë dhe administrim
- Kanal B2B për rezervimet nga hotelet.
- Menaxhim i paketave të rrugëve për partnerët.
- Module financiare sipas konfigurimit të operatorit.
- Markë, kontakt publik dhe konfigurim i veçantë për çdo kompani.
- Akses sipas rolit dhe biznesit përkatës.
- Të dhëna dhe rezervime të ndara mes operatorëve.
Vazhdimësi e shërbimit
- Kopje rezervë të aplikacionit dhe databazës.
- Verifikim i integritetit të kopjeve rezervë.
- Parapamje përpara rikthimit të të dhënave.
- Kopje sigurie përpara një procedure rikthimi.
- Validim dhe historik i veprimeve të rikuperimit.
- Konfigurim i menaxhuar për operatorin dhe partnerët e tij.
Smartia PMS
Menaxhoni hotelin, vilat ose apartamentet me një pamje të përbashkët të pronave, rezervimeve, recepsionit dhe punëve të përditshme. Informacioni dhe aksesi organizohen sipas pronës dhe ekipit.
Prona, njësi dhe akses
- Menaxhim i disa pronave: hotele, vila dhe apartamente.
- Grupim pronash dhe konfigurim i secilës strukturë.
- Akses i kufizuar sipas biznesit dhe pronës.
- Role për të gjithë portofolin ose vetëm për një pronë.
- Administrim i domeneve, planeve dhe anëtarësimeve.
Rezervime dhe recepsion
- Oferta, mbajtje të përkohshme dhe krijim rezervimesh.
- Ndryshim, anulim dhe menaxhim i rasteve no-show.
- Kontroll konfliktesh dhe bllokim njësish për mirëmbajtje.
- Caktim ose ndryshim njësie dhe ndarje e segmenteve të qëndrimit.
- Check-in, check-out dhe regjistrim i mysafirit.
- Folio, pagesa cash, turne arkëtimi dhe mbyllje ditore.
Staf dhe përvoja e mysafirit
- Status njësish, housekeeping dhe bllokime mirëmbajtjeje.
- Detyra stafi të caktuara sipas pronës dhe statusit.
- Profile mysafirësh me preferenca kontakti dhe pëlqimi.
- Histori qëndrimesh dhe pamje e përmbledhur e mysafirit.
- Kërkesa të lidhura me rezervimin dhe kalim te ekipi operativ.
- Kontrolle para mbërritjes dhe lista mbërritjesh, largimesh e qëndrimesh.
Raporte dhe integrime
- Zënie, çmim mesatar ditor (ADR) dhe të ardhura për njësi (RevPAR).
- Arkëtime dhe burime rezervimesh.
- Parashikim sipas rezervimeve aktuale, kapacitet dhe ritëm rezervimi.
- Raporte për portofolin dhe analizë për secilën pronë.
- Historik i kontrolluar i ngjarjeve për integrimet.
- Lidhje me shërbime pagesash, POS dhe kanale sipas projektit.
Lidhjet me kanalet e rezervimit dhe operatorët e pagesave aktivizohen pas konfigurimit dhe verifikimit për pronën përkatëse.
Smartia ERP
Një platformë modulare për bizneset që duan të lidhin shitjen, projektin, shërbimin në terren, magazinën dhe financën. Modulet përshtaten sipas proceseve të kompanisë.
CRM, klientë dhe oferta
- Klientë potencialë, filtra, historik dhe konvertim në klient.
- Bashkim regjistrimesh të dyfishta sipas kompanisë, NIPT-it ose kontaktit.
- Checklist dhe vlerësim për kualifikimin e klientit potencial.
- Aktivitete shitjeje dhe vizita te klienti.
- Oferta, preventivë dhe lista sasish me rreshta e totalë.
- Përzgjedhje materialesh nga stoku në ofertë.
Projekte dhe punë në terren
- Projekte të lidhura me klientin, ofertën dhe menaxherin.
- Urdhra pune me statuse dhe historik veprimesh.
- Regjistrim orësh pune sipas projektit ose urdhrit të punës.
- Kosto dhe marzh nga orët, materialet, shpenzimet dhe faturat.
- Kërkesa ndryshimi buxheti me miratim ose refuzim.
- Checklist terreni, foto private dhe modele të ripërdorshme.
Magazinë dhe prokurim
- Materiale, kategori, njësi matjeje, foto dhe barcode.
- Magazina, hyrje, dalje, transferime dhe korrigjime stoku.
- Kërkesa blerjeje dhe rrjedha miratimi.
- Porosi blerjeje me monedhë dhe kurs këmbimi.
- Pranime mallrash dhe përditësim i gjendjes së stokut.
- Furnitorë, fatura blerjeje dhe lidhje me stokun e pagesën.
Financë dhe administrim
- Fatura klientësh dhe furnitorësh.
- Pagesa dhe shpërndarje e pagesës në disa fatura.
- Mbështetje për ALL, EUR dhe USD me kurs këmbimi.
- Abonime, faturim periodik dhe ndjekje arkëtimesh.
- Raporte shitjesh, projektesh, inventari, finance dhe ekipi me eksport CSV.
- Module sipas paketës, role, historik veprimesh dhe qendër detyrash.
Smartia eSIM
Modul për administrimin e shërbimeve eSIM dhe numrave virtualë, me një portofol të qartë për klientin, telefonat, përdorimin, pagesat dhe skadencat.
Klientë, telefona dhe shërbime
- Portofol klienti me telefona, eSIM dhe numra virtualë.
- Pamje e përbashkët e shërbimeve të caktuara në telefon.
- Lidhje eSIM dhe numri me ose pa të njëjtën pajisje.
- Caktim ose ndryshim i klientit dhe telefonit për shërbimin.
- Pagesa të lidhura me shërbimin e klientit.
- Historik i shërbimeve të skaduara i ndarë nga shërbimet aktive.
Përdorim, skadenca dhe kontroll
- Skadenca të grupuara sipas muajit dhe filtra 30, 60 ose 90 ditë.
- Ndjekje shërbimesh pa pagesë.
- Gjendje interneti, konsum dhe përqindje përdorimi.
- Sinjale për konsum të lartë ose mungesë interneti të mbetur.
- Kontroll i shërbimeve aktive pa klient ose pa lidhje.
- Sugjerime lidhjeje sipas datave të shërbimeve.
Operatorë, numra dhe gjurmueshmëri
- Sinkronizim me Zadarma për shërbimet e mbështetura.
- SMS hyrëse të lidhura me klientin përkatës.
- Aktivizim SMS sipas mbështetjes së numrit dhe operatorit.
- Regjistrim manual numrash Hushed.
- Kërkim IMEI/TAC për identifikimin e pajisjeve.
- Kontroll aksesi dhe historik për shfaqjen e kodeve të shërbimit.
Disponueshmëria e internetit, numrave dhe SMS-ve varet nga shërbimi dhe operatori i zgjedhur.
Arkiva WhatsApp
Organizoni eksportet e bisedave WhatsApp në një arkiv privat. Lexoni mesazhet me kontekstin dhe median e tyre, dhe ndani vetëm pjesën e zgjedhur të një bisede.
Import dhe arkivim
- Import i eksporteve WhatsApp në format ZIP.
- Lexim i formateve të orës 12-orëshe dhe 24-orëshe.
- Titull bisede i nxjerrë nga përmbajtja e importit.
- Ruajtje e mesazheve individuale dhe kohës së tyre.
- Parapamje e medias, audios dhe videos.
- Ruajtje e njoftimeve të sistemit në historikun e bisedës.
Lexim dhe kontekst
- Hyrje e mbrojtur për leximin e arkivit.
- Listë bisedash dhe pamje leximi në stilin WhatsApp.
- Lidhje interneti të klikueshme në mesazhe.
- Referenca manuale te mesazhet të cilave u përgjigjet biseda.
- Lidhje përgjigjesh vetëm me mesazhe të mëparshme në të njëjtën bisedë.
- Ruajtje e kontekstit pa ndryshuar tekstin e importuar.
Ndarje e kontrolluar
- Krijim lidhjeje për një interval të zgjedhur mesazhesh.
- Shfaqje vetëm e mesazheve të përfshira në interval.
- Kontroll i përfshirjes së mesazhit origjinal të një përgjigjeje.
- Parapamje përgjigjesh brenda intervalit të ndarë.
- Trajtim i lidhjeve të pavlefshme.
- Fshirje bisede me konfirmim.
Lidhja e ndarjes hap përmbajtjen e zgjedhur për këdo që e zotëron atë; përdoret për mesazhe të përshtatshme për ndarje.
Software per Dyqane Riparimesh Aparaturash
Zgjidhje për organizimin e punëve dhe shërbimeve ndaj klientëve. Procesi mund të përshtatet me llojet e ticket-ave, dokumentet dhe rrjedhën e punës së biznesit.
Ticket dhe klientë
- Regjistër ticket-ash me kërkim, filtra, status dhe faqe rezultatesh.
- Pamje e përbashkët e ticket-ave dhe rekordeve të importuara.
- Ticket me klient, tip, përgjegjës, afat dhe historik.
- Fusha informacioni sipas llojit të ticket-it.
- Profil klienti me fusha sipas kategorisë.
- Kalimi i kontrolluar i regjistrimeve të importuara në punën aktive.
Shërbime dhe financë
- Rreshta produktesh dhe shërbimesh të lidhura me punën.
- Pagesa, depozita dhe rezervime stoku.
- Konvertim ofertash dhe dublikim ticket-ash.
- Ndryshim statusesh me historik veprimesh.
- Regjistër pagash dhe lidhje të kontrolluara me financën.
- Gjurmueshmëri e pagesave dhe rreshtave të punës.
Dokumente dhe konfigurim
- Foto dhe dokumente private për secilin ticket.
- Shkarkime të mbrojtura dhe kontrolle për llojin e madhësinë e skedarit.
- Pamje të veçanta për foto, dokumente dhe të gjithë skedarët.
- Modele printimi dhe parapamje dokumentesh.
- Konfigurim tipash, statusesh dhe rrjedhash pune.
- Ndryshim i regjistrimeve të importuara pas kalimit në punën aktive.
Modulet dhe proceset e kësaj zgjidhjeje përcaktohen gjatë konfigurimit për biznesin tuaj.
Software dhe integrime sipas biznesit
Platforma të përshtatura me markën tuaj, module sipas procesit të punës dhe lidhje mes sistemeve që përdorni. Smartia ju mbështet nga përcaktimi i kërkesave dhe konfigurimi, te trajnimi, mirëmbajtja dhe suporti.
Zhvillim dhe përshtatje
- Analizë e kërkesave dhe proceseve të biznesit.
- Përshtatje modulesh, formularësh dhe raporteve.
- Markë dhe konfigurim për biznesin ose njësinë.
- Migrim të dhënash dhe lidhje me sistemet ekzistuese.
Konfigurim dhe mbështetje
- Përzgjedhje e moduleve dhe paketës së shërbimit.
- Konfigurim përdoruesish, rolesh dhe pajisjesh.
- Trajnim për ekipin dhe mbështetje gjatë nisjes.
- Mirëmbajtje, suport dhe zgjerime sipas marrëveshjes.